Inhaltstext
Statuti
Statuti i Shoqatës PARANDALO
1. Emri dhe Vendndodhja
Nën emrin “Shoqata PARANDALO” ekziston një shoqatë në kuptimin e Nenit 60 të Kodi Civil (ZGB), me seli në Cyrih.
2. Qëllimi
Detyra kryesore e shoqatës PARANDALO është të krijojë një Qendër Kompetente për këshillime, përcjellje, informim dhe ndërmjetësim për njerëzit me prejardhje të huaj, e cila u themelua nga komuniteti shqiptar.
Shoqata PARANDALO ka për qëllim të mundësojë integrimin social, shoqëror dhe profesional të njerëve me prejardhje të huaj, për të përmirësuar dhe siguruar kushtet e jetesës dhe shanse të barabarta në shoqërinë zvicerane.
Shoqata nëpërmjet aktiviteteve, shërbimeve, ligjëratave, arsimimeve dhe rekomandimeve për integrimin efikas, i kundërvihet në mënyrë preventive paragjykimeve, konflikteve, varësive dhe krimeve të mundshme, me qëllim që bashkësitë e komuniteteve me prejardhje të huaj në Zvicër, institucionet edhe autoritetet përkatëse të marrin përgjegjësitë e tyre, për të vënë në spikamë vëmendjen ndaj këtyre sjelljeve devijante. Kësisoj institucioneve dhe autoriteteve përkatëse do t`u ofrohet mbështetja e domosdoshme për punë efektive në këtë aspekt.
Shoqata është jo-fetare dhe politikisht neutrale. Ajo është aktive në të gjithë Zvicrën dhe në bazë të projekteve gjithashtu edhe në vendet e origjinës.
Institucioni nuk ndjek qëllime komerciale dhe as vetëpërfituese.
3. Burimet
Për ndjekjen e qëllimit të shoqatës ka ne dispozicion pagesat e anëtarësisë, si dhe donacione e të ardhurat e të gjitha llojeve. Shoqata nuk pranon donacione që vihet kushte në aktivitetet e shoqatës.
4. Anëtarësia
Anëtarët mund të jenë persona fizik dhe persona juridik. Pranimi i anëtarëve të ri mund të bëhët në çdo kohë. Kërkesat për pranim duhet t`i drejtohen Kryesisë, e cila marrë vendim përfundimtar për pranimin. Anëtarët marrin përsipër të paguajnë pagesën vjetore, lartësia e të cilës caktohet në Kuvendin e Përgjithshëm.
5. Përfundimi i marrëdhënies së anëtarësimit
Anëtarësia e personave fizik përfundon me rastin e vdekjes, kurse ajo e personave juridik me humbjen e personalitetit juridik. Veç kësaj, tërheqja nga shoqata mund të bëhët në fund të vitit kalendarik. Tërheqja nga shoqata bëhet me shkrim dhe i drejtohet Kryesisë.
Një anëtar mund të largohet nga Kuvendi i përgjithshëm ose Kryesia nëse i dëmton interesat e shoqatës apo e pengon punën e shoqatës. Para çdo largimi në çdo rast anëtari duhet të dëgjohet.
6. Organet e Shoqatë
Organet e Shoqatës janë:
- Kuvendi i Përgjithshëm
- Kryesia
- Revizioni
7. Kuvendi i Përgjithshëm
Kuvendi i Përgjithshëm është organi më i lartë i shoqatës. Mbledhja e përgjithme vjetore e Kuvendit mbahet çdo vit gjatë gjysmës së parë të vitit.
Për pjesëmarrje në Kuvendin e Përgjithshëm, anëtarët ftohen tri javë më parë me shkrim, duke iu bashkëngjitur dhe rendin e ditës.
Anëtarët, kërkesat e tyre duhet t`ia dërgojnë Kryesisë me kohë.
Kërkesat e vonuara si rregull trajtohen në mbledhjen e Kuvendit tjetër të përgjithshëm.
Kryesia mund ta thërrasë Kuvendin e përgjithshëm të jashtëzakonshëm. Por, mbledhja e përgjithshme e Kuvendit mund të mbahet edhe nëse këtë e kërkon me shkrim bashkë me pikat e renidit të ditës një e pesta e anëtarësisë.
Mbledhjes së përgjithshme të rregullt të Kuvendit i përkasin kompetencat në vijim:
- Miratimi i Procesverbalit për mbajtjen e kaluar të Kuvendit të Përgjithshëm
- Zgjedhja e Kryesisë
- Zgjedhja e revizionit
- Miratimi i raportit vjetor të Kryesisë
- Aprovimii llogarisë vjetore dhe i raportittë revizionit si dhe aprovimi i buxhetit
- Përcaktimiipagesës së anëtarësisë
- Shkarkimi i organeve
- Nxjerrja e rregulloreve
- Emërimi i komisioneve
- Vendimi për përjashtim nga shoqata
- Vendimi për shpërbërjen e shoqatës
- Vendimi për përdorimin e të ardhurave të likuidimit me rastin e shpërbërjes së shoqatës
Çdo Kuvend i Përgjithshëm i mbledhur sipas rregullave mund të mar vendime.
Mbledhja e Kuvendit udhëhiqet nga kryetari, kurse në mungesë të tij nga zëvendëskryetari. Për çdo negociatë duhet që së paku të bëhët një protokoll për vendimet. Secili anëtar ka një votë në Kuvendin e Përgjithshme. Vendimet në Kuvendin e Përgjithshme miratohen me shumicën e thjeshtë të votave. Në rast se votat pro dhe kundër janë të barabarta, kryetari me votën e tij e përcakton marrjen e vendimit. Vendimet mbi ndryshimin e statutit ose të shpërbërjes së Shoqatës kërkojnë një shumicë absolute të votave.
8. Bordi
Kryesia përbëhet nga së paku tre anëtarë të cilët zgjidhen për dy vjet. Rizgjedhja lejohet.
Kryesia udhëheq me detyrat aktule dhe e përfaqëson Shoqatën jashtë.
Kryetari zgjidhet në postine presidentit nga Kuvendi i përgjithshëm. Më tej, Kryesia konstituohet vet. Ajo e rregullon autoritetin e nënshkrimit.
Kryesia mblidhet në takime për dhënien e detyrave që janë të nevojshme. Secili anëtar i Kryesisë ka të drejtë të thërret takime. Mbi mbledhjet e Kryesisë duhet të mbahet procesverbali me shkrim. Vendimet merren me shumicën e thjeshtë të votave. Në rast të barazimit të votave, vendimin e përcakton Kryetari me votën e tij.
Vendimet në mënyrë qarkore janë të mundura, nëse nuk kërkohet këshillë gojore nga asnjë anëtar i Kryesisë.
9. Revizioni
Revizioni përbëhet nga një ose dy persona. Për bërjen e revizionit mund të zgjidhët një Kompani Trusti e caktuar. Revizorët zgjedhen për dy vjet. Rizgjedhja lejohet.
Revizorët ia dërzojnë raportin e revizionit Kuvendit të Përgjithshëm.
Ata edhe gjatë vitit mund të bëjn kontrolla të kontabilitit të shoqatës.
10. Pagesa e anëtarësisë dhe detyrimet
Detyrimet vjetore për anëtarët aktiv dhe pasiv përcaktohen çdo vit nga Kuvendi i Përgjithshëm. Për detyrimet e shoqatës përgjegjën vetëm pasuritë e saj.
11. Shpërbërja e Shoqatës
Në rastin e shpërbërjes së Shoqatës për mjetët e mbetuara duhet drejtuar një institicioni me seli në Zvicër që është i liruar nga tatimi, dhe që ka qëllime të njëjta ose të ngjashme. Ndarja e mjeteve të mbetura në mes të antarësisë është e përjashtuar.
12. Hyrja në fuqi e Statutit
Ndryshimet e bëra të statutit në mbledhjen e përgjithshme të Kuvendit të mbajtur me 23 qershor të vitit 2018 kanë hy në fuqi menjëherë.
Kryetarja e Shoqatës:
Valdete Hoti Selimi
