Inhaltstext

Shoqata

Shoqata PARANDALO është themeluar me 11 shtator 2011 dhe i ka vënë vetes detyrë, si komunitet shqiptarë në Zvicër, të jetë vetë aktiv, në mënyrë parandaluese të veprojë kundër konfliktit, dhunës dhe varësisë.

Shoqata është një vend kontakti për persona të interesuar, të cilët në fazën fillestare të konflikteve, dhunës, varësisë dhe vështirësive brenda familjes, institucioneve apo me autoritetet mund të kërkojnë ndihmë dhe këshilla në gjuhën amëtare.

Detyra thelbësore e shoqatës PARANDALO është të krijojë një qendër kontakti për parandalimin e konfliktit, dhunës, varësisë dhe krimit në shoqëri, në mesin e komunitetit shqiptarë në Zvicër.

Qëllimi i shoqatës është marrja e iniciativës për të studiuar sjelljen, të bëjë rekomandime dhe të zhvillojë një plan strategjik për të parandaluar krimin në shoqëri në mesin e komunitetit shqiptarë në Zvicër.

Marrja e përgjegjësive nga të gjitha pjesët e Shoqërisë, është forma kryesore dhe strategjia themelore për parandalimin e konflikteve, dhunës dhe varësisë që mund të çojnë deri në krim.

Shoqata ka bashkëpunim të mirë me Qendrën zvicërane për parandalimin e krimit në Bern. E cila ka ndërtuar një rrjet të gjërë me qendëra të ndryshme dhe institucione zvicërane dhe ka mbështetje morale dhe profesionale nga përfaqësuesë të institucioneve dhe profesionistë shqiptarë në Zvicër.

Për shoqatën është me rëndësi, që me angazhimet dhe veprimet e sajë, të tregojë, që krimi nuk ka përkatësi kombëtare, fetare apo kulturore.

Shoqata është humanitare, jofetare dhe politikisht neutrale. Ajo është aktive në të gjithë Zvicëren.