Inhaltstext

Profili

Mirë se vini në shoqatën PARANDALO

Shoqata “PARANDALO” e komunitetit shqiptar në Zvicër është themeluar në vitin 2011 dhe i ka vënë vetës detyrë të jetë aktive dhe të veproj në mënyrë parandaluese në raste të konflikteve dhe dukurive të tjera negative.

Shoqata është një vend kontakti për persona të interesuar, të cilët në fazën fillestare të konflikteve, dhunës, varësisë dhe vështirësive brenda familjes, institucioneve apo me autoritetet mund të kërkojnë ndihmë dhe këshilla në gjuhën amëtare.

Shoqata ka përvojë të gjerë në fusha të ndryshme, por nëse është e nevojshme, ajo do t`ju udhëzojmë tek qendrat tjera përkatëse profesioniste.

Shoqata “PARANDALO” e sheh parandalimin e dukurive negative në shoqëri, si një mundësi të madhe për të tërhequr vëmendjen ndaj rreziqeve dhe për të ndërmjetësuar në rast konflikti apo dhune, në kuptimin e parandalimit të veprimeve të kundërligjëshme në mesin e komunitetit shqiptar në Zvicër.

Shoqata ka bashkëpunim të mirë me Qendrën zvicërane për parandalimin e krimit në Bern. E cila ka ndërtuar një rrjet të gjërë me qendëra të ndryshme dhe institucione zvicërane dhe ka mbështetje morale dhe profesionale nga përfaqësuesë të institucioneve dhe profesionistë shqiptarë në Zvicër.

Për shoqatën është me rëndësi, që me angazhimet dhe veprimet e sajë, të tregojë, që krimi nuk ka përkatësi kombëtare, fetare apo kulturore.

Shoqata është humanitare, jofetare dhe politikisht neutrale. Ajo është aktive në të gjithë Zvicëren.