Të shtunën, më 23 nëntor 2013, u mbajt ligjërata e katërt dhe e fundit për këtë vit që e organizoi shoqata PARANDALO me temën: «Cilat dukuri shoqërore nxisin dhunë te të rinjtë dhe familja?»
Në ligjëratën e katërt dhe të fundit për këtë vit që e organizoi shoqata PARANDALO me temën «Cilat dukuri shoqërore nxisin dhunë te të rinjtë dhe në familje?» me ligjëruesit Enver Osmani, pedagog social dhe zonjën Hava Shala-Gerguri ishin të pranishëm mbi 60 persona.
Shoqata PARANDALO përzgjodhi temën e kësaj ligjërate në prag të ditës ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas që shënohet më 25 nëntor. Dukuria e dhunës është hasur edhe gjatë ndërmjesimeve që i ka bërë shoqata PARANDALO. Konfliktet e pazgjidhura mund të shndërrohen lehtë në dhunë, por me ndërmjetësim të hershëm mund të parandalohen.
Të merkurën, më 23 tetor 2013, u mbajt ligjërata e tretë me temën: «Varësia nga mediat digjitale dhe të qenurit online!»

Ligjëruesi Florim Shabani dhe Xhemal Selimi, themelusi i shoqatës PARANDALO gjatë punimeve para ligjëratës
Këtu mund të shkarkoni ligjëratën e Dr. med. Xhevat Hasanit në formatin PDF
dhe ligjëratën e z. Florim Shabanit në formatin PDF
Edhe kjo ligjëratë me ligjërues profesionistë shqiptar kanë qenë shumë e qëlluar dhe informative për komunitetin shqiptar në rrethin e Cyrihut. Të pranishëmit ishin të moshave të ndryshme dhe te dy gjinive që e ka bërë ligjëratën edhe më të çmuar. Tema e përzgjedhurë në parandalimin dhe sensebilizimin e dukurive negative që mund të rrjedhin nga keqpërdorimi i mediave të reja ka zgjuar shumë interes, njëashtu edhe diskutimi pas dy pjesëve të ligjëratës ishte i qëlluar.
U mbajt me sukses edhe ligjërata e dytë e organizuar nga shoqata PARANDALO
Të shtunën, më 28 shtator 2013, u mbajt ligjërata e dytë me temën: «Si t’i parandalojmë të rinjtë të mos bien pre e krimit në shoqëri» e organizuar nga shoqata PARANDALO.
Këtu mund të shkarkoni ligjëratën e Bedri Krasniqit dhe të Orhan Spahiut në formatin PDF
Me 31 maj 2013 u mbajt ligjërata e parë me temën:
«Pasojat e varësisë dhe rrjedha e bashkëvarësisë në rastet e varësisë nga alkooli dhe drogat ilegale» me Dr. med. Xhevat Hasanin.
Këtu mund të shkarkoni ligjëratën e Dr. med. Xhevat Hasanit në formatin PDF

Hapja e ligjëratës nga moderatorja Shukrije Ajvazi.
Fjala përshëndetse nga zonja Ajmane Veseli, zëdhënse e Konsullit të Kosovës në Cyrih.
Fjalë përshëndetse nga zotri Amando Antoniadis, udhëheqës i projektit nga Enti për Integrim i qytetit të Cyrihut dhe nga zotri Osman Osmani, kordinatori i “Projektit 2013“.

Prezentimi i shoqatës PARANDALO nga kryetarja e saj, zonja Valdete Hoti.





