Organizimi më i mirë i komunitetit, preventivë kundër diskriminimit

Lexoni shkrimin nga Sevdail Tahiri në albinfo.ch
Shoqata “PARANDALO” kishte organizuar debatin e radhës të shtunën mbrëma me temën “Paragjykimet dhe racizmi”, në të cilën ka referuar Tarek Naguib, sociolog ligjor, ekspert i mbrojtjes ndaj diskriminimit dhe „Menaxhimi i diversitetit”, si dhe Migjen Kajtazi, i angazhuar për projekte dhe përgjegjës regjional (la Côte dhe komunat perëndimore të Lozanës), pranë Zyrës kantonale të Vaud-it për integrimin e të huajve dhe parandalimin e racizmit (BCI).
E falenderojmë platforma albinfo.ch për mbështetje.
Fatkeqësia nga lojërat e fatit

Lexoni shkrimin nga Kujtim Shabani në dialogplus.ch
Shoqata «Parandalo» filloi ciklin e ligjëratave për vitin 2015. E para i kushtohet varësisë nga lojërat e fatit. Pikërisht në kuptimin e emrit të saj.
E falenderojmë platforma dialogplus.ch për mbështetje.
Varësia nga bixhozi, rrezik për veten dhe shoqërin

Lexoni shkrimin nga Visar Kryeziu në albinfo.ch
Me temën “Varësia nga lojërat e fatit”, shoqata “Parandalo” të shtunën organizoi ligjëratën e radhës për komunitetin shqiptar të Cyrihut
E falenderojmë platforma albinfo.ch për mbështetje.
1. Co-Varësia situative me rastin e çrregullimeve psikike
Shkruar nga Dr. med. Xhevat Hasani
Aspekti i përgjithshëm:
Cilat çrregullime psikike çojnë në co-varësimin e të tjerëve
Jo të gjitha ç`rregullimet psikike (diagnozat) shpien në co-varësi të theksuara situative brenda rrethit të ngushtë familjarë dhe të personave të tjerë të cilët i përkujdesin ata gjatë përditshmërisë. Kështu, të sëmurët psikik të përmirësuar dhe të etabluar, të cilët trajtohen rregullisht nga personat profesionist, dhe që janë të vetëdijshëm për çrregullimet e tyre psikike dhe për rrjedhojë edhe vetëndihmohen, nuk e ngarkojnë aq shumë rrethin e ngushtë familjar sa që ai të vuaj nga shenjat e co-varësisë.
2. Co-Varësia situative me rastin e traumave psikike
Shkruar nga Dr. med. Xhevat Hasani
Aspekti i përgjithshëm:
Çka është trauma, si ndodh dhe si manifestohet ajo
Për të kuptuar lexuesit pse ndodhë co-varësimi i anëtarëve të familjes dhe i të tjerëve të cilët merren me përkujdesjen e të traumatizuarve, fillimisht po i qasemi në vija të trasha fenomenit të traumës, ngjarjeve traumatike, ripërjetimit të tyre, shenjave (simptomave) dhe sjelljeve të cilat shfaqën te të goditurit nga traumat.
Terminologjia – Fjala „traumë“ rrjedhë nga gjuha greke do të thotë „plagë“, „lëndim“.
Co-Varësia si pasojë e varësisë nga mjetet varësuese
I. Aspekti i përgjithshëm i „Co-Varësisë“ ose „Bashkëvarësisë“
Shkruar nga Dr. med. Xhevat Hasani
Terminologjia
„Co-Varësia“ ose „Bashkëvarësia“ paraqet një nocion relativisht të ri në terminologjinë e varësisë, qoftë nga mjetet substanciale, siç janë p. sh: varësia nga duhani, alkooli, drogat ilegale etj., qoftë nga mjetet josubstanciale, siç janë p.sh: varësia nga lojërat e fatit, mjetet digjitale etj. Në shoqëritë e vendeve në zhvillim, siç është edhe shoqëria shqiptare e shpërndarë në disa vende ballkanike, nocioni i co-varësisë paraqet një ide dhe koncept fare të ri dhe mbase edhe të panjohur deri më tani. Përafërsisht e njëjta gjë vlen edhe për grupet e migrantëve të cilat nga vendet në zhvillim janë vendosur në vende të zhvilluara siç është edhe Zvicra. Pikërisht për këtë arsye ia vlen që lidhur me temën e co-varësisë të shkruhet në gjuhën shqipe në faqen e „shoqatës parandalo“, në mënyrë migrantët shqiptarë me banim në Zvicër të njihen me të.
II. Co-Varësia me rastin e varësisë nga alkooli dhe drogat ilegale
Shkruar nga Dr. med. Xhevat Hasani
Aspekti i përgjithshëm:
Çka është varësia substanciale – Varësitë substanciale janë ato varësi të cilat krijohen nëpërmjet të marrjes (konsumimit) të substancave të njohura varësuese të cilat janë të shumta.
Cilat janë substancat varësuese – Substancat varësuese në kohët e sotme janë të shumta. Një pjesë e tyre janë droga legale, siç është duhani, birra, vera, alkooli. Një pjesë tjetër e tyre janë droga ilegale, siç është kanabisi, morfina, heroina, kokaina etj. Nga ana tjetër janë shumë produkte farmaceutike të cilat kur merren në doza dhe afate optimale shërbejnë si medikamente kundër çrregullimeve dhe sëmundjeve të ndryshme, kurse kur merren në doza të larta dhe për kohë të gjatë veprojnë si droga varësuese. Të tilla janë medikamentet qetësuese (benzodiazepinat), ato për përmirësimin e gjumit (hipnotiket), substancat psikoaktive (amfetaminat), substancat shtimin e muskujve (anaboliket), medikamentet kundër epilepsisë (antiepileptikët), medikamentet kundër kapsllëkut (laksativet) etj.
III/A: Co-Varësia me rastin e përkujdesjes së të varësuarve nga alkooli ose drogat ilegale të cilët njëkohësisht vuajnë edhe çrregullimet psikike
Shkruar nga Dr. med- Xhevat Hasani
Aspekti i përgjithshëm:
Çka nënkupton Co-Varësia e kombinuar me çrregullime psikike
– Nënkupton të co-varësinë e cila krijohet te anëtarët e familjes dhe te personat të tjerë të cilët i përkujdesin të varësuarit nga mjetet varësuese të cilët njëkohësisht vuajnë edhe nga ç`rregullimet psikike.
Pse ndodhin ç`rregullimet psikike te të varësuarit nga alkooli, drogat ilegale etj.
– Çrregullimet psikike te të varësuarit nga alkooli ose/dhe drogat ilegale ndodhin sepse këto mjete varësuese kur mirrën për kohë të gjatë i dëmtojnë sidomos strukturat e trurit.
III. Co-Varësia me rastin e varësive josubstanciale
(Co-Varësit me rastin e varësive nga lojërat e fatit dhe mjetët digjitale)
Shkruar nga Dr. med. Xhevat Hasani
Aspekti i përgjithshëm:
Çka janë varësitë josubstanciale – Varësitë josubstanciale janë ato varësi të cilat nuk krijohen duke marrë (konsumuar) substanca varësuese të caktuara, siç është alkooli dhe drogat ilegale, por krijohen duke laujtur lojëra fati me para, duke shikur shumë televizion, duke qëndruar shumë para kompjuterit, duke komunikuar së tepërmi me të tjerët nëpërmjet të Facebuk-ut etj.
Fakti se të varësuarit nga lojërat e fatit dhe nga komunikimi digjital nuk konsumojnë substanca varësuese, kjo nuk do të thotë aspak se parandalimi dhe shërimi i varësive të tilla është më i lehtë se parandalimi dhe shërimi i varësive substanciale.
IV. Co-Varësia me rastin e çrregullimeve të marrjes së ushqimit
Shkruar nga Dr. med. Xhevat Hasani
Aspekti i përgjithshëm:
Cka është Anorexia Nervosa dhe Bulimia
Anorexia nervosa shfaqet kryesisht te të rinjtë në moshën e pubertetit dhe të adoleshencës më shumë te vajzat se te djemtë. Karakterizohet me marrje të pakët të ushqimit për kohë të gjatë dhe për rrjedhojë edhe me rënie ekstreme të peshës trupore deri buzë vdekjes ose deri në vdekje.
Bulimia nervosa, po ashtu shfaqet kryesisht të rinjtë në moshën e pubertetit dhe të adoleshencës më shumë te vajzat se te djemtë. Karakterizohet me marrje normale ose ndonjëherë edhe me marrje impulsive të tepruar të ushqimit dhe me vjelljen e tij menjëherë pas ngrënies, gjë që po ashtu shpie në rënie ekstreme të peshës trupore.
