Inhaltstext
Shërbime
Shoqata PARANDALO ofron këto shërbime për parandalimin e krimit.
Ne dhe profesionistët përkatës, kërkojmë që së bashku me të gjitha palët të arrijmë zgjidhje kuptimplote.
Fuqitë tona janë eksperienca dhe burimet e komunitetit shqiptar në Zvicër.
Ndërmjetësime
Ne ndërmjetësojmë në konflikte dhe dhunë brenda familjes dhe në hapësira publike. Në konflikte me institucione të ndryshme dhe me autoritetet, gjithashtu ofrojmë përkthim interkulturor në rast se ka vështirësi komunikimi. Ndërmjetësimet zhvillohen me kërkesë në vendin e ngjarjes, ku me të gjitha palët e përfshira, së bashku kërkohet një zgjidhje kuptimplote. Shoqata “PARANDALO” punon në një rrjet të gjerë me profesionistë shqiptarë dhe në rast nevoje kërkon mbështetje nga autoritetet përkatëse vendore.
Informacione
Përmes informacioneve rreth konfliktit, dhunës dhe varësisë, të cilat mund të shpien në krim, duam që komuniteti shqiptar, institucionet dhe autoritetet përkatëse vendore të marrin përgjegjësinë e tyre duke iu tërhequr vëmendjen ndaj rreziqeve eventuale.
Ligjerata
Ne do të organizojmë ligjërata të ndryshme në mesin komunitetit shqiptarë. Këto ligjërata do të mbahen nga profesionistët shqiptarë me temë të caktuar “parandalimi i krimit”.
Studime
Ne dëshirojmë të marrim iniciativën për të studiuar sjelljen, të bëjmë rekomandime dhe të zhvillojmë një plan strategjik për të parandaluar krimin në shoqëri në mesin e komunitetit shqiptar në Zvicër.
