III. Co-Varësia me rastin e varësive josubstanciale
(Co-Varësit me rastin e varësive nga lojërat e fatit dhe mjetët digjitale)
Shkruar nga Dr. med. Xhevat Hasani
Aspekti i përgjithshëm:
Çka janë varësitë josubstanciale – Varësitë josubstanciale janë ato varësi të cilat nuk krijohen duke marrë (konsumuar) substanca varësuese të caktuara, siç është alkooli dhe drogat ilegale, por krijohen duke laujtur lojëra fati me para, duke shikur shumë televizion, duke qëndruar shumë para kompjuterit, duke komunikuar së tepërmi me të tjerët nëpërmjet të Facebuk-ut etj.
Fakti se të varësuarit nga lojërat e fatit dhe nga komunikimi digjital nuk konsumojnë substanca varësuese, kjo nuk do të thotë aspak se parandalimi dhe shërimi i varësive të tilla është më i lehtë se parandalimi dhe shërimi i varësive substanciale.
Përparësia e vetme e të varësuarve nga lojërat e fatit dhe komunikimi virtual është se ata për vet faktin se nuk konsumojnë substanca varësuese, ndonëse kanë ç`rregullime psikike të caktuara, megjithatë strukturat organike të trurit i kanë të ruajtura. Por edhe kjo përparësi atyre mund t`u rrezikohet sepse ata për shkak të humbjeve të mëdha financiare në lojërat e fatit, tensionohen dhe fillojnë të konsumojnë alkool ose/dhe droga ilegale të dëmshme për strukturat e trurit. Kështu nga një varëtelefonim gratis rurit. oga ilegale shum tuporesi krijohen dy e tri.
Cilat janë varësitë josubstanciale – Njëra nga varësit e tilla është ajo e blerjes së vazhdueshme dhe pa kriter e gjësendeve dhe e veshë-mbathjeve e cila ndodhë kryesisht te vajzat dhe gratë. Varësia tjetër josubstanciale ka të bëj me lojërat e fatit prej të cilave varësohen kryesisht meshkujt (djemtë, burrat). Lojërat e tilla ushtrohen në automatët për të luajtur me para të vendosura në hallat e lojës ose nëpër disa restorante, ose në automatët për lojëra me para të vendosura nëpër bankat e lojës[1] dhe në kazino. Më tej, të tilla janë edhe varësitë të cilat krijohen nga lojërat në bastorët për prognoza sportive, lojërat me gërvishte, lotaritë e ndryshme, pokeri online, etj. Një kapitull i veçantë i varësive josubstanciale ka të bëj me përdorimin e vazhdueshëm të mjeteve komunikuese digjitale. Këtu bënë pjesë shikimi i tepruar i televizionit, përdorimi i tepruar i internetit, komunikimi i tepruar nëpërmjet të chat-imit dhe të rrjetit social të Facebuk-ut, përdorimi i tepruar i veiberit (Viber) për telefonim gratis i instaluar në internet, ose përdorimi i tepruar i skajpit (Skype) po ashtu për telefonim gratis i instaluar në celularët Smartphohe etj. Varësia tjetër josubstanciale ka të bëjë me fëmijët të cilët i përdorin konzolat për lojëra të njohura si Game-Boy dhe Ply-Station.
Varësi me rrezikshmëri të lartë – Për shkak të zhvillimit të pandalshëm të hitek-ut (haitekut) varësitë josubstanciale janë të shumta dhe sipas të gjitha gjasave ato do të shtohen vazhdimisht, duke rezultuar kësisoj me numër të madh të varësuarve dhe të co-varësuarve të cilët i përkujdesin të varësuarit e tillë. Më të rrezikuara janë vendet e zhvilluara në të cilat qytetarët kanë mundësi më të mëdha financiare për të siguruar mjete digjitale të ndryshme të cilat shpijnë në varësi josubstanciale. Meqë edhe migrantët të cilët jetojnë në vende të zhvilluara janë të rrezikuar nga varësit josubstanciale, informimi i tyre lidhur më varësit e tilla në gjuhët amtare, përfshirë këtu edhe në gjuhën shqipe është i një rëndësie të madhe.
Pasojat
Varësia e personave të cilët luajnë lojëra fati ose komunikojnë nëpërmjet të mjeteve digjitale paraqet pasojën e parë por jo edhe e vetmen.
Çrregullimet psikike dhe trupore të cilat ndodhin për shkak të ngarkesave psikike të cilat lidhen me humbjet e mëdha financiare të të varësuarve paraqesin pasojat tjera të radhës së varësive të tilla.
Co-varësia e personave të cilët i përkujdesin të varësuarit paraqet një ngarkesë dhe pasojë po ashtu të madhe për rrethin dhe shoqërinë. Duke pasur parasysh se për përkujdesen një personi të varësuar sipas rastit angazhohen dy apo tre anëtarë të familjes, kjo fletë se numri i të co-varësuarve është tre-katër herë më i madh se numri i të varësuarve.
Aspekti specifik:
Rrjedha e co-varësisë me rastin e varësive josubstanciale
Faza e parë është ajo e marrjes në mbrojtje dhe e arsyetimit, me ç`rast anëtarët e familjes, kolegët e punës dhe të tjerët, personin i cili ka filluar të varësohet nga lojërat e fatit, ose nga përdorimi i tepruar i mjeteve digjitale, e marrin në mbrojtje duke i arsyetuar veprimet e tilla të tij me stresin e vazhdueshëm apo me ndonjë ngjarje të keqe që i ka ndodhur etj. Kështu, në këtë fazë qëndrimi i tepruar para kompjuterit, çat-imi dhe komunikimi i tepruar nëpërmjet të Facebuk-ut, ose/dhe shikimi i tepruar i televizionit nga ana e të rinjve, ndonëse jo gjithnjë me dëshirë, të shumtën e herëve tolerohet nga prindërit, ndër të tjera edhe nëpërmjet të sqarimit se ata janë të rinj dhe se këto gjëra përkojnë me moshën e tyre. Nënat shpesh janë të kënaqura që fëmijët e tyre duke marrë me lojë-konzolat Game-Boy dhe Playstation nuk kanë nevojë të merren shumë me ta. Partneret (gratë) shpeshherë as që e dinë se burrat e tyre kanë filluar të luajnë lojëra të fatit. Kësisoj, në këtë fazë me ose pa vetëdije nënvleftësohet rreziku i varësimit nga lojërat e fatit, ose nga përdorimi i tepruar i kompjuterit, i internetit etj. Nënvleftësimi i tillë bënë që personi (anëtari i i familjes) ta humbë vetëpërgjegjësinë për t`i ndërprerë veprimet e tilla të cilat shoqërohen si me humbje financiare ashtu edhe me humbje kohe.
Faza e dytë është ajo e shoqërimit dhe e kontrollit të vazhdueshëm të personave të cilët veç janë varësuar nga lojërat e fatit ose përdorimi i tepruar i mjeteve digjitale. Shoqërimi dhe kontrollimi i tillë realizohet nga ana e anëtarëve të familjes dhe sipas rastit edhe nga të tjerët, me qëllim që të varësuarit t`i jepet sa më pak shansi për të luajtur më tej lojëra fati ose për ti përdorur pa kriter mjetet digjitale të caktuara. Kështu, tani për herë të parë në familje vihen rregulla dhe caktohet koha e shikimit të televizionit dhe e përdorimit të mjeteve digjitale, por duke pasur parasysh se kompjuter dhe mjete tjera digjitale të rinjtë i kanë në dhomat e tyre të gjumit, ata, derisa të tjerët flenë vazhdojnë t`i përdorin ato gjatë orëve të vona të natës. Të varësuarit nga lojërat e fatit sa herë dalin jashtë banesës shoqërohen nga anëtari i familjes, por ata sërish gjejnë rastin që të luajnë lojëra fati fshehurazi nga anëtarët e familjes, duke luajtur p. sh: në kompjuter online-poker.
Vënia nën kontroll të vazhdueshme të varësuarin në njërën anë e shmangë nga vetëpërgjegjësia, kurse në anë tjetër e „armiqëson“ me anëtarët tjerë të familjes. Humbjet e mëdha financiare, braktisja e shkollave, përjashtimet nga puna, problemet sociale dhe konfliktet në familje, bëjnë që të varësuarit me qëllim që të lehtësimit nga vuajtjet e tyre të vazhdojnë që të luajnë edhe më shumë lojëra të fatit dhe ti përdorin edhe më shumë mjetet digjitale, duke rrëshqitur ata kësisoj brenda „qarkut të djallit“ prej të cilit vështirë është të dilet.
Nga ana tjetër, vet përkujdesja intensive dhe përpjekjet e vazhdueshme dhe të pasuksesshme të anëtarëve të familjes për ta „shëruar“ anëtarin e familjes nga varësit e tilla, bëjnë që ata të bashkëvarësohen (co-varësohen) në raport me sjelljet e të varësuarit të tyre. Kështu, ata vuajnë nga ndjenja e dështimit, nga frika dhe pasiguria se çfarë do të ndodhë me familjarin e tyre të varësuar, nga pagjumësia dhe me shenja tjera të depresionit. Situata komplikohet sidomos kur paraqitën probleme financiare të shoqëruara me konflikte brendafamiljare, sipas rastit edhe me ndarje të bashkëshortëve sepse njëri prej tyre është varësuar nga lojërat e fatit, ose kur i varësuari e ka humbur vendin e punës, ose nëse ai është nxënës e ka braktisur shkollën etj. Për të gjitha këto fenomeni i co-varësimit bëhet shumë kompleks duke e prekur secilën por të jetës në familje dhe secilin anëtarë të familjes.
Faza e tretë, është ajo e akuzimit dhe e fajësimit të të varësuarit nga ana e anëtarëve të familjes, miqve dhe e shokëve, nga se ai edhe përkundër përpjekjeve të tyre të mëdha vazhdon më tej me lojërat e fatit dhe me komunikimin e tepruar nëpërmjet të mjeteve digjitale. Të dorëzuar para vështirësive të shumta që kanë me të varësuarin, anëtarët e familjes tani me vonesë të madhe e kërkojnë ndihmën e personave profesionist dhe të institucioneve ekzistuese për shërimin e të varësuarit të tyre.
Nënfaza e rehabilitimit të të varësuarve – Në saje të ndihmës dhe terapive adekuate të personave profesionit, të varësuarit rehabilitohen dhe shërohen sipas rastit pjesërisht ose plotësisht. Por edhe në rastet kur të varësuarit janë shëruar plotësisht, të co-varësuarit (familjarët) vazhdojnë të vuajnë nga shenjat e lartpërmendura të co-varësisë, sepse nga njëra anë ata kanë frikë se të varësuarit e tyre sërish mund t`u kthehen varësive, kurse në anën tjetër ata kanë mbetur të pashëruar nga co-varësia.
Nënfaza e rehabilitimi të të co-varësuarve – Në këtë nënfazë të co-varësuarit ishte dashur të merren me vetën e tyre, tu nënshtrohen terapive profesionale për shërimin e co-varësisë nga e cila shpeshherë kanë vuajtur për vjet të tëra paraprakisht.
Këshilla
Personi i cili ka filluar të varësohet nga lojërat e fatit ose/dhe nga përdorimi i tepruar i mjeteve digjitale dhe familjarët e tij të cilët kanë filluar të co-varësohen, duhet që në fazën e parë të zhvillimit të varësisë dhe të co-varësisë të paraqiten në këshillimoret e caktuara për parandalimin e varësisë. Hapi i tillë paraqet prevenimin dhe shërimin primar të varësisë dhe për rrjedhojë edhe të co-varësisë josubstanciale.
Në rastet kur, si varësia e anëtarit të familjes, ashtu edh co-varësia e anëtarëve të tjerë të familjes janë zhvilluar plotësisht, duhet patjetër që te dy palët të trajtohen nga personat profesionist të specializuar për shërimin e varësisë dhe për rrjedhojë edhe të co-varësisë. Ky hap paraqet prevenimin dhe shërimin sekondar të varësisë dhe për rrjedhojë edhe të co-varësisë.
Në rastet kur të varësuarit nga lojërat e fatit ose nga mjetet digjitale janë varësuar edh nga substancat varësuese si alkooli apo drogat, anëtarët e familjes së bashku me mjekët e shtëpisë duhet të angazhohen për hospitalizimin e tyre në klinikat përkatëse. Ky është hapi i prevenimit dhe i shërimit terciar të varësisë dhe të co-varësisë.
Prindërit e kujdesshëm duke biseduar me fëmijët e tyre parashkollor dhe shkollor dhe duke bërë me ta marrëveshje të caktuara, mund ta parandalojnë varësimin e fëmijëve të tyre nga lojërat me Game-Boy e Play-Station, si dhe nga qëndrimi i tepruar para ekranit të televizorit dhe të kompjuterit etj.
Info:
Për parandalimin dhe shërimin e varësive josubstanciale janë kompetente këshillimoret, institucionet dhe personat profesionit të cilët merren edhe me parandalimin dhe shërimin e varësive substanciale, siç janë ato nga alkooli dhe drogat ilegale.
[1] Bankat e lojës –janë tavolinat e drujta në të cilat luhen lojërat e fatit me para të cilat quhen banka të lojës
