“Parandalo” suksesshëm e shtrin aktivitetin edhe në Bazel

Themelimi i degës së Shoqatës “Parandalo” në Bazel, është karakterizuar me organizimin e 4 ligjëratave brenda muajve shtator-dhjetor. Udhëheqësit e kësaj shoqate, vlerësojnë vitin 2018 si vit të mbarë të aktiviteteve dhe shtrirjes së veprimtarisë edhe përtej Kantonin të Cyrihut

 

Nga: Agron ABAZI

Puna e deritanishme mbi 6  vjeçare e Shoqatës “Parandalo”, organizimi i ligjëratave me tematika nga më të ndryshmet, interesimi i pjesëmarrësve dhe përkushtimi i anëtarëve të saj, ka bërë që kjo shoqatëme seli në Cyrih, të shtrijëdalëngadalë veprimtarinë edhe në kantone të tjera të Zvicrës, ku punojnë e jetojnë shqiptarët. Në qytetin eBazelit, jeton një numër i konsiderueshëm i komunitetit shqiptar dhe temat që trajton shoqata “Parandalo”, prek dukshëm interesin e këtij komuniteti. Një mori ligjëratash të cilat ishin paraparë të zhvillohen për gjatë katër muajve të këtij fund viti, u mbajtën suksesshëm në Basel, fal mbështetjes financiare të projektit nga Zyra për Integrim dhe Emigracion e Kantonit të Baselstadtit.  Ligjërata e parë e organizuar në qendrën “Quartietreffpunkt-Kleinhüningen” më 21 shtator, shënoi edhe solemnisht fillimin e funksionimit të degës së “Parandalo” në Bazel, me temën “Borxhet dhe Buxheti”, ku ligjëroi ekspertja e fushës së përkatëse Doris Platania nga këshillimorja Plusminus. Pjesëmarrësit e kësaj ligjërate, patën rastin të njihen më për së afërmi për shkaqet e borxheve dhe pasojat që mund të vijnë si rezultat permanent i këtij fenomeni, e që ndikojnë edhe nëngulfatjen e buxhetit. Gjithashtu, ajo foli edhe për mundësit që i ofron lesingu për automjete por edhe kreditë që mund të prodhojnë efekte negative. Temat e shtjelluara nga zonja Platania, zgjuan interesim tek të pranishmit, të cilët edhe patën mundësinqë në pjesën e dytë të debatit të parashtrojnë pyetje për interesimet e tyre. Të theksojmë se për temat e caktuara që u ligjërua aty, pati edhe këshilla konkrete dhe rekomandime për tejkalimin e situatave të padëshirueshme që mund të vijnë nga borxhet, kreditë dhe mungesa e buxhetit të mjaftueshëm. Ndërkohë cikli i ligjëratave të shoqatës “Parandalo” ka vazhduar me debatin e dytë në muajin tetor, ku u fol për sigurimet shoqërore. Prania e pjesëmarrësve në këtë ligjërate, dëshmoi edhe interesimin që kanë bashkatdhetarët tanë lidhur me sigurimet shoqërore dhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Zvicrës . Ruzhdi  Ibrahimi, ekspert i sigurimeve shoqërore në Zvicër, fillimisht foli mbi historikun e sigurimeve shoqërore duke u fokusuar më pas në 3 kolonat bazë të sigurimeve, ndryshimet aktuale ligjore, si dhe mbi rrjedhat aktuale të marrëveshjes së pensioneve Kosovë-Zvicër. “Ndër arsyet kryesore për mos vazhdimin e zbatimin të marrëveshjes me ish Jugosllavinë në raport me Kosovën, kanë qenë pengesat e shumta në Kosovë për zbatimin e marrëveshjes në fjalë. Me plotësimin e kushteve të domosdoshme si, unifikimi i regjistrit civil, aprovimi i legjislacionit pensional, krijimi i strukturave të domosdoshme shëndetësore e arsimore, si dhe konsolidimi i kuadrove për zbatim të marrëveshjes, janë zhvilluar negociata intensive në mes të grupeve negociuese duke rezultuar me arritjen e marrëveshjes nga palët”, ka thënë Ibrahimi. Ai më tej ka shtuar se  Marrëveshja në fjalë nuk parasheh pagesën retroaktive të pensioneve, ndërkohë që përfitimet janë të mundshme vetëm nga hyrja në fuqi e marrëveshjes mes dy qeverive. Të pranishmit parashtruan pyetje nga më të ndryshmet që kishin të bënin me çështjen e marrjes së pensioneve në Zvicër, por edhe në Kosovë, si dhe rreth pagesës në përqindje nga punëdhënësi  dhe punëmarrësi  në arkën e pensionit (BVG). Aktivitetet e degës së Shoqatës “Parandalo” në Bazel, kanë vazhduar me ligjëratën e radhës në muajin nëntor me temë: Natyralizimi – shtetësia zvicerane. Ndonëse një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve që jetojnë në shtetin Helvetik posedojnë pasaportën zvicerane, megjithatë, ekziston edhe një numër i madh që presin të posedojnë pasaportën kuq e bardh. Lidhur me këtë, nëligjëratën  e Dr. Stefan Wehrle, kryetar i komisionit të natyralizimit në Kantonin Baselstadt, u bënë të ditur procedurat se si mund të përfitohet  nënshtetësinë zvicerane, posaçërisht në të dyja kantonet: Baselstadt dhe Baselant. Në këtë ligjëratë u tha se shtetësia zvicerane mund të fitohet me prejardhje, adoptim ose natyralizim dhe parakushtet për fitimin e shtetësisë mund të gjenden nën të Drejtat dhe Detyrat e Natyralizimit. Kurse të interesuarit duhet të përmbushin një sërë kushtesh të cilat do të dëshmojnë se janë të integruar, të njohin gjuhën gjermane, të jenë respektues të ligjeve dhe sigurinë publike, si dhe vlerat e Kushtetutës federale, por edhe të demonstrojnë gatishmërinë për të punuar. Interesimi i pjesëmarrësve u karakterizua me një varg pyetjesh shtesë drejtuar z.Wehrle, i cili foli në mënyrë të detajuar për procesin e natyralizimit-marrjes së nënshtetësisë zvicerane. Nga kjo u kuptua se dallimi i procesit të natyralizimit në mes të dy kantoneve ishte i ndryshëm në favor të kantonit Baselstadt. Ndonëse kjo çështje mbetet aktuale edhe për faktin e ndryshimit të ligjit për natyralizim nga 1 tetori i vitit 2018, udhëheqësit e Shoqatës “Parandalo” u zotuan për trajtim të kësaj teme edhe në ligjëratat e ardhshme, me që u shpreh interesim i theksuar i pjesëmarrësve. E ligjërata me temë: “Martesat e detyruara-Miqësia-Dashuria”, ishte ligjërata e katërt që Shoqata “Parandalo” e organizoi më 7 dhjetor në Bazel. Lidhur me këtë temë ligjëroi znj. ZekijeZeqiri – specialiste e migracionit, e cila në ligjëratën e saj foli në mënyrë të detajuar për martesat e detyruara duke sjell edhe shembuj konkret nga puna dhe përvoja e saj në trajtimin e këtij fenomeni. Pjesmarrësit e kësaj ligjërate, patën mundësin që të përcjellin edhe një film të shkurtër “Zwangsheirat” – Martesat e detyruara, që ngjalli interesim tek ata, ku u pasqyrua realiteti i personazheve të këtij filmi që reflektuan dashurinë, miqësinë dhe lidhjet mes tyre. Shoqata “Parandalo” në Bazel, në kuadër të planit për zhvillim të aktiviteteve të mëtutjeshme, parasheh edhe organizimin e ligjëratave të reja e që janë në interes të komunitetit shqiptar që jeton dhe punon në këto dy kantone të Zvicrës. Temat e ligjëratave, do të përcaktohen në bazë të interesit që kanë shqiptarët dhe ato do të ligjërohen nga ekspert të fushave të ndryshme”, është shprehur Drita Ibrahimi, anëtare e kryesisë së Shoqatës “Parandalo” dhe përgjegjëse e degës për Bazel. Ajo u shpreh e kënaqur me veprimtarinë e zhvilluar në këta katër muajt e parë të funksionimit të shoqatës në Bazel, kurse u zotua se do të jetë e përkushtuar që të shtrijë fushë veprimtarinë e shoqatës në mirëqenien e shqiptarëve që jetojnë aty. Zonja Ibrahimi ka shprehur falenderim për mbështetje nga ana e Zyrës për Integrime dhe Emigracion e kantonit Baselstadt, e cila ka financuar projektin në fjalë. Ajo ka përmendur se në planin e aktiviteteve për vitin 2019, janë paraparë të organizohen ligjërata me tema që janë në interesim të shqiptarëve që jetojn në këtë pjesë të Zvicrës. Përndryshe, Shoqata “Parandalo”, vazhdon të jetë e përkushtuar që tu ofroj mbështetje  personaveqë janë në fazën fillestare të konflikteve, dhunës, varësisë dhe vështirësive brenda familjes, institucioneve apo me autoritetet, përmes negocimit  dhe këshillave në gjuhën amtare.

 

Fotografi gjatë modulit të parë informativ me temën “Borxhe? Me zgjuarsi ja dal me pak pare“:

 

 

Fotografi gjatë modulit të dytë informativ me temën “Sistemi i sigurimeve shoqërore në Zvicër dhe Marrëveshja e pensionëve mes Zvicrës dhe Kosovës“:

 

Fotografi gjatë modulit të tretë informativ me temën Shtetësia Zvicërane“:

 

Fotografi gjatë modulit të katërt informativ me temën Shtetësia Zvicërane“: