Të merkurën, më 23 tetor 2013, u mbajt ligjërata e tretë me temën: «Varësia nga mediat digjitale dhe të qenurit online!»

Ligjëruesi Florim Shabani dhe Xhemal Selimi, themelusi i shoqatës PARANDALO gjatë punimeve para ligjëratës
Këtu mund të shkarkoni ligjëratën e Dr. med. Xhevat Hasanit në formatin PDF
dhe ligjëratën e z. Florim Shabanit në formatin PDF
Edhe kjo ligjëratë me ligjërues profesionistë shqiptar kanë qenë shumë e qëlluar dhe informative për komunitetin shqiptar në rrethin e Cyrihut. Të pranishëmit ishin të moshave të ndryshme dhe te dy gjinive që e ka bërë ligjëratën edhe më të çmuar. Tema e përzgjedhurë në parandalimin dhe sensebilizimin e dukurive negative që mund të rrjedhin nga keqpërdorimi i mediave të reja ka zgjuar shumë interes, njëashtu edhe diskutimi pas dy pjesëve të ligjëratës ishte i qëlluar.

Hapja e ligjëratës nga moderatorja Marigona Dauti

Dy ligjëruesit e kësaj ligjëratë, Dr. Xhevat Hasani dhe z. Florim Shabani
Pjesmarrësit në ligjëratë
Gjatë bisedës interaktive pas pjesës së parë të ligjëratës
Gjatë pauzës me apero dhe bisedës së lirë

Pjesmarrësit gjatë pjesës së dytë të ligjëratë


Gjatë bisedës interaktive pas pjesës së dytë të ligjëratës

Sëshpejti do të publikohën informacione të ligjëratës së fundit për këtë vit me temën:
«Dukurit që shkaktojnë dhunë tek të rinjtë dhe në familje»
Me 23 nëntor 2013 nga ora 19.00 deri në orën 21.15Kjo ligjëratë u organizua nga shoqata PARANDALO në bashkëpunim me “Aktivistët” në kuadër të sindikatës “Unia”, shoqatat “A. Moisiu“ dhe “ProIntegra”, në kuadër të “Projekti 2013” të financuar nga Enti për Integrim i qytetit të Cyrihut.









