Ta përkrahim Shoqatën Parandalo

Shoqata “Parandalo” është e para dhe e vetmja shoqatë e cila merret me parandalimin e sjelljeve të këqija, varësive të ndryshme, delikteve dhe krimeve në mesin e shqiptarëve në Zvicër. Është hera e parë që dikush nga shqiptarët merret me parandalimin e krimit në mesin e shqiptarëve në Zvicër. Kjo praqet një vetëdije të re e cila po krijohet në mesin e shqiptarëve.

Prijëse e kësaj vetëdije të re është humanistja dhe veprimtarja shqiptare, e mirënjohura zonja Valdete Hoti. Menjëherë pas saj vjen zotëri Xhemal Selimi, një ish-luftëtar i luftës për liri e barazi etnike të shqiptarëve në Maqedoni. Ndonëse të dy kanë probleme shëndetësore, ata e kanë themeluar shoqatën “Parandalo” më qëllimet më të mira, që shqiptarët në Zvicër mos bëhen viktima të sjelljeve jo sociale, të varësisë nga drogat dhe që mos të rrëshqasin në veprime kriminale. Synimet e shoqatës “Parandalo” tregojnë se shqiptarët në Zvicër kanë filluar të mendojnë vet për vetën e tyre. Kjo përkujdesje e shqiptarëve për shqiptarët domosdo se do të reflektoj pozitivisht në mesin e institucionet të ngjashme në Zvicër.

Duke i pasur parasysh të gjitha këto kam vendosur që shoqatën “Parandalo” ta përkrahë me ato mundësi që kam. Kështu, ndonëse s`mund të jam pjesë e strukturës organizative të shoqatës, unë mund ta ndihmoj atë me përkrahjen time morale, me ndonjë këshillë apo edhe me ndonjë shkrim lidhur me varësin nga drogat, shkaqet dhe pasojat e varësisë. Sipas nevojës mund të bëj edhe shkrime të natyrave të tjera. Shkrimet e tilla do ti bëjë për hir të qytetarëve shqiptarë me banim në Zvicër, të cilët duke e hapur faqen e shoqatës “Parandalo” do ti lexojnë ato duke nxjerr për vete mësime e këshilla për parandalimin e të këqijave dhe të pasojave të tyre.

Shfrytëzoj rastin që t`u drejtohem profesionistëve shqiptarë që shoqatën “Parandalo” në përputhje me programimin e saj të bërë publik në faqen e internetit, ta përkrahin moralisht dhe sipas mundësive dhe përgatitjeve profesionale që kanë ta ndihmojnë atë edhe praktikisht.

Me respekt
Dr. med. Xhevat Hasani